Chelsea gjen pasuesin e Giroud, kërkon goleadorin e Italisë

Futboll

Chelsea gjen pasuesin e Giroud, kërkon goleadorin e Italisë

Më: 3 prill 2021 Në ora: 07:30
Olivier Giroud

Olivier Giroud është drejt fundit të epokës së tij te Chelsea, me francezin që pritet të largohet në fund të sezonit. Tammy Abraham është një alternativë që nuk e bind trajnerin Tuchel, i cili ka folur me drejtuesit dhe ka piketuar një tjetër sulmues.

Si pasues të Giroud në “Stamford Bridge”, trajneri Tuchel kërkon Andre Belottin. Italiani ka edhe një vit të mbetur kontratë me Torinon dhe nuk do të rinovojë, me klubin granata që do të jetë i detyruar që ta shesë.

Sipas mediave në Angli, Chelsea është gati të ofrojë deri në 40 milionë euro për shërbimet e Belottit.

Këtë sezon, 27-vjeçari ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 6 asist në 25 ndeshje të luajtura në Serie A me fanellën e Torinos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat