Aguero do të ishte një “grusht shteti” për Barcelonën

Futboll

Aguero do të ishte një “grusht shteti” për Barcelonën

Më: 3 prill 2021 Në ora: 11:18
Aguero do të ishte një “grusht shteti” për Barcelonën

Sergio Aguero do të ishte një “grusht shteti” për Barcelonën, sipas Rivaldo.

Ai beson se me blerjen e yllit të Manchester City, mund të bindet edhe Lionel Messin që të qëndrojë në ‘Camp Nou’.

Aguero do t’i thotë lamtumirë Cityt në fund të sezonit pas 10 vjetësh, kur t’i skadojë kontrata në qershor.

“Transferimi i Agueros si lojtar i lirë do të ishte si një grusht shteti për Barcelonën”, tha Rivaldo, transmeton GE.

“Ai ka marrëdhënie të mira me Lionel Messin dhe duke parë Barça që po vuan mungesën e Luis Suarez këtë sezon, Aguero ndoshta do të jetë menjëherë titullar”.

“Ardhja e tij mund ta ndihmojë gjithashtu presidentin e ri, Joan Laporta, duke e shtyrë Messin që të qëndrojë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat