Pirlo: Ishim të parashikueshëm

Futboll

Pirlo: Ishim të parashikueshëm

Më: 3 prill 2021 Në ora: 21:10
Andrea Pirlo

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo ka folur pas barazimit me Torinon.

Juventusi barazoi me Torinon në “Derby della Mole” në kuadër të xhiros së 29-të të Serie A.

Pas ndeshjes, Pirlo deklaroi se “Bianconerët” po ja komplikojnë vetvetes ndeshjet.

“Fatkeqësisht po i komplikojmë vet ndeshjet tona, kemi bërë një fillim të mirë, zhbllokuam rezultatin por pastaj humbëm kontrollin”, tha ai.

“Mendonim të bënim një tjetër lojë një pjesën e dytë, e pastaj pranuam gol dhe u gjendëm në disavantazh”, shtoi ai.

“Bëmë gabime që po kuptohen nga kundërshtari, gjithashtu po humbim koncentrimin”, tha Pirlo.

“Duhet të përmirësohemi e të kuptojmë që nuk duhet të dekoncentrohemi për asnjë sekondë. Të gjitha herët që gabon, e paguan”, përfundoi Andrea Pirlo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat