Allegri dhe Agnelli shikuan derbin së bashku, spekulohet rikthimi i tij tek Juventusi

Futboll

Allegri dhe Agnelli shikuan derbin së bashku, spekulohet rikthimi i tij tek Juventusi

Më: 4 prill 2021 Në ora: 13:10
Massimiliano Allegri dhe Andrea Agnelli

Massimiliano Allegri dhe Andrea Agnelli kanë shikuar “Derby della Mole” së bashku mbrëmë.

Juventusi barazoi në këtë sfidë dhe sipas mediave italiane, Andrea Pirlo ka vijën e kuqe në ndeshjen me Napolin, të cilën nëse nuk arrin ta fitojë, atëherë do të ketë pasoja.

Allegri ishte mysafir i Agnellit në Forte dei Marmi natën e mbrëmshme.

Një burim anonim tha: “Nuk e di cila do të jetë e ardhmja e Pirlos, por di që dje në restorantin Forte di Marmi, Allegri ka ndjekur ndeshjen nën patronazhin e Agnellit”, tha ai.

“Takim kishte, por nuk di përse ende, por Agnelli bënte me gjeste që kështu nuk shkohet përpara, Pirlo ishte një maestro në fushë, por në bankën rezervë nuk ka dëshmuar ende asgjë”, tha burimi anonim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat