Mos-aktivizimi i Ermal Krasniqit te Ballkani, reagon menaxheri i tij: I nënvlerësuar

Futboll

Mos-aktivizimi i Ermal Krasniqit te Ballkani, reagon menaxheri i tij: I nënvlerësuar

Më: 5 prill 2021 Në ora: 10:12
Ermal Krasniqi

Ermal Krasniqi është njëri prej futbollistëve më cilësorë që aktivizohet në futbollin e Kosovës.

Anësori i talentuar është pjesë e Ballkanit, derisa ka treguar formë jashtëzakonisht të lartë këtë edicion.

Madje, falë paraqitjeve të mira në stinorin vjeshtor, Krasniqi u përfshi në 11-shen më të mirë të vitit 2020 në Superligën e Kosovës.

Por, me largimin e Ismet Munishit nga posti i trajnerit dhe me ardhjen e Bledi Shkëmbit, Krasniqi nuk është duke iu dhënë hapësira e merituar.

Në katër ndeshjet zyrtare të Ballkanit, Krasniqi e ka gjetur veten në formacionin startues në vetëm një ndeshje.

Edhe në ndeshjen e djeshme ndaj Prishtinës (0:1) në Suharekë, Krasniqi nuk ishte në formacionin titullar.

Ndaj kësaj ka reaguar edhe menaxheri i Krasniqit, Kastriot Telaku.

Në rrjetin social “Facebook”, Telaku ka publikuar një foto të Krasniqit, duke shkruar: “I nënvlerësuar”./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat