E ardhmja e Mandzukicit te Milani mbetet e pasigurt

Futboll

E ardhmja e Mandzukicit te Milani mbetet e pasigurt

Më: 5 prill 2021 Në ora: 21:49
E ardhmja e Mandzukicit te Milani mbetet e pasigurt

Sulmuesi i Milanit, Mario Mandzukic pritet të largohet në fund të sezonit.

Kroati iu bashkua “Rossonerëve” në janar si agjent i lirë, por mezi ka zhvilluar 100 minuta.

Sipas Sky Sport Italia, Milan mund t’i ndajë rrugët me ish lojtarin e Bayernit në fund të sezonit.

Klubi ka opsionin që të rinovojë me Mandzukicin nëse përfundojnë në top katër.

Sidoqoftë, ky opsion gjithashtu është i lidhur edhe me numrin e paraqitjeve të 34-vjeçarit.

E ardhmja e Mandzukic me shumë gjasa do jetë larg “San Siro”, vetëm nëse fillon të realizojë gola në ndeshjet e mbetura dhe nuk pëson ndonjë lëndim tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat