10 lojtarë të ekipit të parë të Interit do të largohen në verë?

Futboll

10 lojtarë të ekipit të parë të Interit do të largohen në verë?

Më: 5 prill 2021 Në ora: 23:14
Inter

Sipas prestigjiozes italiane, “Gazzetta dello Sport”, Ashley Young së bashku me 9 lojtarë të tjerë priten të largohet nga Interi në fund të sezonit.

Kontrata e Young skadon në fund të sezonit dhe rinovimi thuhet se nuk do ndodh, teksa Andrea Ranocchias i skadon kontrata në fund të sezonit.

Matias Vecino do jetë në treg sepse zhvilloi vetëm 70 minuta këtë edicion, derisa klubi duhet të vendos edhe për lojtarët e tjerë si Arturo Vidal, Roberto Gagliardini, Ivan Perisic che Stefano Sensi.

Dy lojtarët Ionut Radu dhe Andrea Pinamonti do largohen pas huazimit dhe gjithashtu Daniele Padelli do diskutojë të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat