Nike lëshon në treg fanellën e katërt të Interit por Serie-A mund ta refuzojë

Futboll

Nike lëshon në treg fanellën e katërt të Interit por Serie-A mund ta refuzojë

Më: 6 prill 2021 Në ora: 19:14
Kompania e veshjeve Nike

Kompania e veshjeve Nike ka lëshuar fanelën e katërt të Interit për sezonin 2021-22, por ka raporte që mund të refuzohet nga Lega Serie A.

Një dizajn i fshehtë ishte zbuluar javën e kaluar dhe tani dyqani zyrtar i Nike ka konfirmuar se ky është dizajni.

Ai përfshin modelin e ri të logos së Interit, por përndryshe është një kombinim me modele, ngjyra dhe forma të ndryshme.

“Calcio e Finanza” paralajmëron që Interi mund të mos lejohet ta veshë atë në ndeshjet zyrtare, sepse rregullat e Lega Serie A përcaktojnë që fanellat duhet të kenë më së shumti tre ngjyra të dallueshme.

Ka vend për diskutim dhe Interi mund të lejohet të përdor nëse ata bëjnë një kërkesë zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat