Ergyn Janovali - lojtar i Gjeneratës së Republikës, kujton momente të vështira nga regjimi serb 

Futboll

Ergyn Janovali - lojtar i Gjeneratës së Republikës, kujton momente të vështira nga regjimi serb 

Nga: Kemajl Goca Më: 7 prill 2021 Në ora: 15:16
Ergyn Janovali - lojtar i Gjeneratës së Republikës, kujton momente të vështira nga regjimi serb 

Të jesh sportist në Republikën e Kosovës në vitet e 90-ta (1991-1999), ka qenë sikur të jesh në uniformë ushtarake kundër regjimit serb. Sportistët shqiptarët përjetuan dhunë të paparë nga regjimi serb.

Ergyn Janovali i takon Gjeneratës së Republikës dhe me sukses ka luajtur në fanellën e 2 Korrikut të Prishtinës. 

Si çdo sportist shqiptar edhe Janovali ishte halë në sy për regjimin serb.  

Image

Ergyn Janovali, i treti i ulur 

Përkundër kërcënimeve nga milicia serbe, Janovali nuk u ndal por veproi më shumë shokë në shërbim të futbollit dhe sportit në përgjithësi.

 “Në një rast pat ndërhy policia dhe na pat ndërprerë ndeshjen në Llukar po ashtu edhe në Dragodan (Arbëri).

Image

Shumë herë gjatë shkuarjes për me luajt na ndalshin dhe zbritshin prej autobusit duke na u kërcënuar se po shkoni me luajt për ligën e REpublikës së Kosovës”, tregon Janovali për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Ai ndihet krenar që i takoi gjeneratës së sakrificës dhe që dha aq sa mundi për të mbajtur gjallë sportin. Janovali sot është vëzhgues dhe ish gjyqtar i futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat