Haaland apo Mbappe, ndizet beteja

Futboll

Haaland apo Mbappe, ndizet beteja

Më: 8 prill 2021 Në ora: 11:33
Haaland apo Mbappe, ndizet beteja

Çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, të pritura me padurim, kanë filluar tashmë, ndërsa rruga për në finale e Stambollit sa vjen dhe afrohet. Me këtë rast po ju njohim me situatën e golashënuesve të këtij kompeticioni, deri më tani.

Erling Haaland kryeson garën e “Këpucës së Artë” me 10 gola, i ndjekur nga afër prej Kylian Mbappe, me dy gola më pak. Podiumi kompletohet nga Neymar dhe Olivier Giroud, me nga 6 gola secili, të cilët mund ta rrisin këtë shifër, sepse janë ende në garë. Me nga 6 gola ka dhe lojtarë të tjerë, por që janë eliminuar tashmë.

Robert Lewandowski, që mbrëmë nuk e ndihmoi dot Bayern Munich, për shkak të dëmtimit, ka realizuar 5 gola, një shifër e ngjashme me atë të Karim Benzema te Real Madridi. Ndërkohë, Kylian Mbappe ka spikatur me katër gola në dy ndeshje kundër Barcelonës, në 1/8 finale, sikurse shkëlqeu edhe mbrëmë me dopietë në “Allianz Arena”.

Për momentin ka 8 gola në “llogarinë” e tij, por me këtë ritëm mund ta arrijë rivalin e vet direkt, norvegjezin e Borussia Dortmund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat