Juventusi do shkëmbim Dybala-Icardi

Futboll

Juventusi do shkëmbim Dybala-Icardi

Më: 9 prill 2021 Në ora: 12:16
Juventusi do shkëmbim Dybala-Icardi

Mauro Icardi vazhdon të mbetet një ndër ëndrrat e Juventusit për sulmin dhe më në fund ajo mund të bëhet realitet në verën e këtij viti. Ish-kapiteni i Interit, ka mbetur në hije te PSG dhe tashmë është e qartë se për të luajtur rregullisht kërkohet një sistemim tjetër.

Bardhezinjtë ëndërrojnë prej kohësh futbollistin dhe janë bërë gati që për të të sakrifikojnë një prej elementëve më me vlerë në grupin aktual, argjentinasin Paulo Dybala.

“La Stampa” bën të ditur se me Dibala jashtë planeve për të ardhmen e klubit, është e qartë se duhet maksimizuar përfitimi nga largimi i tij. Shpesh është përfolur për një transferim të tij te Barcelona, por po bëhet gjithnjë e më konkret një transferim i numrit 10 në Paris.

I njëjti burim thekson se për këtë çështje ka pasur bisedime mes dy klubeve, si dhe është planifikuar që shumë shpejt të zhvillohet një takim i drejtuesve të klubit italian me Uanda Narën, partneren e Ikardit që është njëkohësisht edhe menaxherja e tij.

Një lajm që duhet të bëjë të lumtur deri diku Interin, i cili ka vendosur në kontratën e tij një klauzolë specifike kur ia shiti PSG-së. Ajo parashikon që në rast kthimi të Ikardit në Itali, parisienët duhej t’i paguanin 15 milionë euro të tjera klubit zikaltër..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat