Cakolli: Kurrë nuk e kisha pa Iljaz Sinën duke qarë, Ramiz Krasniqit ia futën këmbën, kërcet arma automatike...

Futboll

Cakolli: Kurrë nuk e kisha pa Iljaz Sinën duke qarë, Ramiz Krasniqit ia futën këmbën, kërcet arma automatike...

Nga: Kemajl Goca Më: 9 prill 2021 Në ora: 14:25
Cakolli: Kurrë nuk e kisha pa Iljaz Sinën duke qarë, Ramiz Krasniqit ia futën këmbën, kërcet arma automatike...

Në fund të viteve të 80-ta dhe në fillim të viteve të 90-ta, tensione të mëdha në sport, grindje e kërcënime dhe shovenistët serb shtronin dhunë në sportistët shqiptarë.  

Ish futbollisti i Flamurtarit të Prishtinës, Enver Cakolli, kujton ndeshjen e vitit 1990-1991, mes Fushë Kosovës dhe Flamurtarit të Prishtinës.

Në atëkohë, për Fushë Kosovën luanin 90 për qind serb në përbërjen e parë dhe ishte klub problematik, sidomos ata kishin çuar kokë pas ardhjes në Fushë Kosovë në vitin 1989 të kryekasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.      

“Në Fushë Kosovë kishte ndodhur një katastrofë, një ndeshje që vendoste për vend të parë dhe i ngjante një lufte, aspak ndeshje futbolli! 

Veç mund të them se kryetrajneri prof. Iljaz Sina dhe ndihmësi i tij, Abaz Kosumi, ishin të tronditur me sjelljen e turpshme të vendasve. 

Prof. Sina me lot në sy kurrë, që kurrë se kisha pa duke qarë pak para se të fillonte ajo ndeshje, duke thënë: Në dorë të Zotit, nuk kam çka t’ju them”.

Nuk kish njeri që nuk na kërcënonte dhe Ramiz Krasniqit të vija anësore dikush ia futi këmbën dhe më duket se policia e arrestoi at person. 

Ishin mbi tre mijë shikues, sa e dij në tribunë kërciti edhe arma automatike, ishte një tmerr, dy skuadra luftonin për vend të parë në Ligën e Kosovës, që të ngjiten në Ligën e Tretë Ndërrepublikane-grupi i lindjes në ish Jugosllavi!

Aty e pamë vdekjen me sy sepse edhe pas ndeshjes kishte kërcënime të llojllojshme nga serbët, të përkrahur edhe nga policia. As vet nuk e dijmë si shpëtuam gjallë”, tregon Cakolli për gazetën kombëtare "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat