Idrizi: Ndaj Arbërisë fituam gjashtë pikë

Futboll

Idrizi: Ndaj Arbërisë fituam gjashtë pikë

Më: 9 prill 2021 Në ora: 17:35
Idrizi: Ndaj Arbërisë fituam gjashtë pikë

Ndeshja e parë e xhiros së 28-të është zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, mes Arbërisë dhe Trepçës 89.

Trepça ’89 e ka fituar ndeshjen kundër Arbërisë (0-1), e cila i takoi javës së 28-të në Superligë.

Trajneri i Trepça 89, Shpëtim Idrizi u shpreh shumë i lumtur me fitoren e skuadrës së tij, duke thënë se Trepça 89 fitoi gjashtë pikë dhe jo vetëm tri.

“Pas tri disfatave radhazi kjo ishte një fitore e domosdoshme nga ana ynë. Ky tre pikësh ndaj një kundërshtari direkt si Arbëria vlejnë gjashtë pikë.

Ne luajëm me përgjegjësi maksimale dhe kjo falë punës së madhe që kanë bërë djemtë në këtë takim. Unë i përgëzoj ata për angazhimin e treguar, por duhet mbajtur koncentrimin, pasi që kemi edhe tetë ndeshje për t’i zhvilluar”, deklaroi Idrizi.

Me tri pikët e reja, Trepça ’89 ngritët në vendin e pestë me 35 pikë të grumbulluara. Ndërsa Arbëria është e parafundit me 27 pikë të grumbulluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat