Ky është komenti i Morinës pas disafatës nga Trepça’89

Futboll

Ky është komenti i Morinës pas disafatës nga Trepça’89

Më: 9 prill 2021 Në ora: 17:48
Arbnor Morina

Ka përfunduar takimin ndërmjet Arbërisë dhe Trepçës’89, duel ky në kuadër të xhiros së 28’të në Premierligë.

Trepça’89 ishte në epërsi me golin e Shala në minutën e 8’të të takimit, gol ky që doli të ishte vendimtar në fund të ndeshjes.

Edhe Arbëria e kishte rastin e vetë nga penalltia, por që Santos e huqi atë.

Pas ndeshjes foli edhe tekniku i Arbërisë, Arbnor Morina i cili tha se tragjikja e kësaj ndeshje është se humbën penalltinë.

“Loja është humbur dhe përgjetgjësia duhet të bie te dikush. Unë jam ai që e marr përgjegjësinë, ndërkohë që unë dhe kryetari e dijmë se çfarë po i mungon ekipit. Lojtarët asnjëherë nuk janë fajtorë, ata po e japin maksimumin nga ndeshja në ndeshje dhe kjo u pa edhe sot. Tragjike ishte humbja e penaltisë, pasi që kemi mundur të shpëtonim diçka nga kjo ndeshje”, deklaroi fillimisht Morina.

“Nuk mundesh me fitu ndeshjen pa shënu gol, do të thotë duhet të shënosh një gol më shumë se kundërshtari dhe ky është problemi ynë“, përfundoi Morina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat