​Juventusi do t’i ofrojë kontratë të re Buffonit

Futboll

​Juventusi do t’i ofrojë kontratë të re Buffonit

Më: 9 prill 2021 Në ora: 18:36
Gianluigi Buffon

Gardiani italian pritet të vazhdojë të ardhmen e tij në stadiumin “Allianz”.

Gjiganti italian Juventus thuhet se është i gatshëm që t’i ofrojë Gianluigi Buffon një kontratë të re një vjeçare, raporton “Tuttosport”.

Portieri veteran tani është 43 vjeç, por pavarësisht kësaj ai mbetet lojtar kyç në planet e Andrea Pirlos në Torino, dhe do t’i jepet shansi që të vazhdojë karrierën e tij të shkëlqyer në stadiumin “Allianz”.

Gjatë karrierës së tij si portier i Juventusit, Buffon ka bërë 682 paraqitje, duke e mbajtur portën e paprekur 322 herë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat