Italia tremb UEFA-n

Futboll

Italia tremb UEFA-n

Më: 11 prill 2021 Në ora: 12:06
Italia tremb UEFA-n

Italia tremb UEFA-n, zbulohet plani. Në Europian do të marrin pjesën vetëm…

Italia u kthye në një vatër infeksioni, gjatë ndeshjeve eliminatore të muajit mars, ku disa lojtarë pas grumbullimit me kombëtaren “axure”, u infektuan me virus.

Kjo ka shqetësuar jo pak UEFA-n, sidomos kur vetëm pak muaj më pas do të zhvillohet Europiani, i cili u shty vitin e kaluar.

Qeveria europiane e futbollit tashmë e ka një plan për një Europian sa më te qetë, për sa i përket infektimit të lojtarëve. Në UEFA, po mendojnë për vaksinimin e rreth 600 futbollistëve që do të marrin pjesë në Europian me kombëtaret e tyre.

Pra, plani i UEFA-s është që në Europian të luajë vetëm lojtarët e vaksinuar, në mënyrë që të mos ketë ndonjë vatër tjetër infeksioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat