Artan Bytyçi - lojtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikën, kujton ndeshjet në Llukar, Dumnicë...

Futboll

Artan Bytyçi - lojtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikën, kujton ndeshjet në Llukar, Dumnicë...

Nga: Kemajl Goca Më: 11 prill 2021 Në ora: 14:13
Artan Bytyçi - lojtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikën, kujton ndeshjet në Llukar, Dumnicë...

Sportistët e Kosovës u përballen me telashe të mëdha në vitet e 90-ta (1991-1999), sidomos me kërcënime të mëdha nga pushtuesi serb.   

Artan Bytyçi i takon Gjeneratës së Republikës dhe ka qenë ndër talentet më të mëdhenj në vitet e 90-ta, duke u paraqitur për ekipin e seniorëve që nga mosha 16.5 - vjeçare. 

Ai u paraqit me sukses në fanellën e Flamurtarit të Prishtinës, por në vitet e pasluftës (2002) u desh të ndërpres karrierën për shkak të lëndimit të gjurit dhe nga viti 2003 i rreket zejes së trajnerit më të rinjtë e Flamurtarit.

Në vitet e 90-ta (nga viti 1995) ka luajtur si mbrojtës i djathtë dhe si sot i kujtohen sakrificat që kanë bërë për të  mbajtur gjallë futbollin, duke luajtur në Llukar, Dumnnicë, fushë të 2 Korrikut, të Flamurtarit etj.  

Ai edhe pse i ri, asnjëherë nuk u ndal dhe as aq u frikësua nga regjimi serb, por me mijëra sportistë të tjerë dhanë kontribut në fushat e lojës në kuadër të Kampionatit të Republikës së Kosovës. Është krenar që i takoi gjeneratës së sakrificës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat