​Mësohet arsyeja pse Ronaldo e hodhi ne tokë fanellën, Pirlo e arsyeton – video

Futboll

​Mësohet arsyeja pse Ronaldo e hodhi ne tokë fanellën, Pirlo e arsyeton – video

Më: 11 prill 2021 Në ora: 19:00
​Mësohet arsyeja pse Ronaldo e hodhi ne tokë fanellën, Pirlo e arsyeton – video

Fitorja e Juventusit ndaj Genoas me rezultat 3-1 në Serie-A ka mbetur nën hije për shkak të veprimeve të pa pritura të yllit portugez Cristiano Ronaldo gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes.

Ronaldo u pa shumë i frustruar gjatë gjithë ndeshjes dhe kjo erdhi pas dështimit për të gjetur rrugën e golit në këtë ndeshje edhe pse ishte disa herë në pozitë të mirë për të shënuar, sidomos në pjesën e parë kur e humbi një mundësi të artë pasi ishte i vetëm para golit dhe e goditi shtyllën, përcjellë KosovaPress.

Në fund të takimit Ronaldo e përplasi për tokë fanellën dhe iku me vrap në zhveshtore dhe fanellën e tij e mori njëri nga djemtë që kujdesej për mbledhjen e topave.

Por jo vetëm me vetën e tij, videot që po qarkullojnë në rrjete sociale shfaqin edhe mos bashkëpunimin e lojtarëve me yllin portugez. Një rast konkret ishte ai me Federico Chiesan i cili nuk pason te Ronaldo që ishte krejtësisht i lirë në krahun e djathtë të tij.

Ndërsa trajneri Andrea Pirlo pas ndeshjes e arsyetoi verimin aspak të hijshëm të Ronaldos duke thënë:

“Ronaldo? Ai ishte i etur për të shënuar gola, veçanërisht duke pasur parasysh që loja kishte filluar në një mënyrë të caktuar. Kampionët gjithmonë duan të bëjnë më të mirën. Këto janë gjëra normale që ndodhin.”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat