Kryeziu: Ishim të përgatitur, jam i kënaqur me shënimin e golit

Futboll

Kryeziu: Ishim të përgatitur, jam i kënaqur me shënimin e golit

Më: 12 prill 2021 Në ora: 00:17
Leutrim Kryeziu

Futbollisti i Prishtinës, Leutrim Kryeziu është deklaruar për faqen zyrtare të klubit pas fitores ndaj Drenicës.

Kryeziu realizoi golin e fitores, që i solli “Bardhëkaltërve” tri pikë, që i mbajnë në garën për titull.

Kryeziu tha se është i kënaqur me golin dhe që synon të vazhdojë me këtë ritëm.

Ishte ndeshje e vështirë, e kemi ditur që Drenica ka ekip të mirë, sidomos kur luan vendas. Por, ne ishim të përgatitur mjaft mirë, iu qasem me seriozitetin më të madh ndeshjes dhe me meritë fituam tre pikët. Jam shumë i kënaqur me shënimin e golit, po ndjehem mjaft mirë dhe shpresoj të vazhdoj me këtë ritëm”.

Prishtina renditët në pozitën e tretë në tabelë, katër pikë prapa liderit Drita.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat