Drejtori i Dortmundit i përgjigjet Guardiolës

Futboll

Drejtori i Dortmundit i përgjigjet Guardiolës

Më: 14 prill 2021 Në ora: 15:31
Drejtori i Dortmund i përgjigjet Guardiolës

Dortmund luan sot ndaj Manchester Cityt me objektivin për të përmbysur rezultatin 2-1 të ndeshjes së parë në Angli dhe për të shkuar në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Mirëpo, sfida nuk luhet vetëm në fushë dhe ajo është nxehur edhe në nivelin zyrtar, teksa së fundmi drejtori i gjermanëve, Hanz-Joakim Watzke i është përgjigjur deklaratës së Pep Guardiolës se Dortmund paguan shumë ndërmjetësuesit për të afruar talentet, shkruan vipsport.

Drejtori thekson se trajneri nuk bën mirë që flet për klubet e tjera, teksa vetë ka shpenzuar thuajse 1 bilionë euro në merkato. “Në pesë vitet e fundit ata kanë shpenzuar thuajse 1 bilionë euro për lojtarët e rinj. Kush e ka mundësinë nga të tjerët për ta bërë këtë?

Nuk duhet të kritikosh klubet e tjera. Qëllimi jonë është që në vitet e ardhshme klubi të jetë mes 10-12 klubeve të para në Europë dhe të kemi një skuadër e cila mund të luftojë për tituj në Gjermani”, u shpreh Watzke.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat