Benzema kërkon një gol

Futboll

Benzema kërkon një gol

Më: 14 prill 2021 Në ora: 16:50
Benzema kërkon një gol

Karim Benzema është një nga lojtarët që po bën histori në Ligën e Kampionëve. Sulmuesi francez ka arritur të shënojë në 17 sezone radhazi, po ashtu si Lionel Mesi dhe sot në mbrëmje mund të vazhdojë rrugëtimin e tij fantastik në këtë kompeticion për të barazuar legjendën spanjolle Raul Gonzalez me 71 gola, si golashënuesi i dytë më i mirë i klubit madrilen.

Kristiano Ronaldo është i pari me 105 gola në Champions me fanellën e bardhë dhe në total ka shënuar 134 gola. Mesi renditet i dyti me 120 gola.

Lojtari i tretë në renditje është Robert Levandovski, me të cilin Benzema ka një duel prej kohësh. Pavarësisht se Raul ka shënuar më shumë sesa Benzema, e vërteta është që francezi ka ecuri më të mirë në raport me minutat. Raul ka shënuar 142 gola në 12.013 minuta për të shënuar 71 gola, ndërsa Benzema ka shënuar 70 gola në 9.000 minuta.

Benzema vazhdon të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm për Realin e Madridit.

Golat e tij shërbyen për titullin kampion sezonin e kaluar dhe tani klubi madrilen pretendon dopietën, pikërisht prej ecurisë së tij. Në Champions ka shënuar 5 gola në 7 ndeshje, ndërsa në La Liga ka 19 gola. Mesi është i pari me 23. Perla e tij e fundit në “El Clasico” i la të gjithë të befasuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat