Reagon ashpër Dajaku pas raportimeve se ka refuzuar të luajë për Kosovën

Futboll

Reagon ashpër Dajaku pas raportimeve se ka refuzuar të luajë për Kosovën

Më: 16 prill 2021 Në ora: 23:15
Reagon ashpër Dajaku pas raportimeve se ka refuzuar të luajë për Kosovën

Reagon ashpër Dajaku pas raportimeve se ka refuzuar të luajë për Kosovën!

Gjatë ditës së djeshme u raportua se sulmuesi i Bayern Munich, i huazuar në Union Berlin, Leon Dajaku, kishte zgjedhur ta përfaqësonte Gjermaninë në vend të Kosovës, shkruan Insporti.

Dajaku ka mohuar një gjë të tillë përmes një storie në llogarinë personale në Instagram, duke thënë se tregimet nuk janë të sakta.

“Për të gjithë kosovarët, ndaluni së treguari, tregime që nuk janë të sakta, përderisa nuk e dini mendimin tim dhe vendimin, nuk keni mevojë të përhapni gënjeshtra” – shkroi ai në gjuhën gjermane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat