Hakimi i përgjigjet kritikave

Futboll

Hakimi i përgjigjet kritikave

Më: 17 prill 2021 Në ora: 11:48
Hakimi i përgjigjet kritikave

Inter i këtij sezoni është duke shkuar gjithnjë e me më shumë shpejtësi dtejt titullit kampion.

Nëntë fitore radhazi kanë bërë që ekipi i trajnerit Antonio Konte të shkëputet me 11 pikë nga Milani dhe 12 pikë nga Juventus.

Shumë elozhe ka pasur zikaltërit, por nëse ka një pikë ku Interi i Kontes merr disa kritika ajo është loja. Të gjithë i kërkojnë që të jenë më argëtues në fushë dhe të luajnë bukur. Megjithatë, për anësorin e Interit, Açraf Hakimi, loja nuk është një film dhe rëndësi në fund ka gjithmonë fitorja.

“Ne ndjekim një rrugë të vetme dhe jemi të bashkuar edhe jashtë fushës. Zgjimi jonë erdhi pasi u eliminuam nga Champions League. Disfatat na bënë të kuptonim atë që donim. Loja e bukur?

Epo ndeshjet nuk janë film, në futboll duhet të mos pësosh dhe të shënosh. Në këtë mënyrë fitohen titujt”, u shpreh Hakimi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat