Rashica me notë të mirë kundër Dortmundit

Futboll

Rashica me notë të mirë kundër Dortmundit

Më: 18 prill 2021 Në ora: 18:08
Notat

Borussia Dortmundi e ka shënuar një fitore të madhe ndaj Werder Bremenit.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Bundesliga, Dortmundi ishte nikoqir i Werderit.

Ndeshja që u zhvillua në “Signal Iduna Park” i takoi Dortmundit me rezultat 4:1. Në këtë ndeshje, golin e vetëm dhe të nderit për mysafirët e shënoi Milot Rashica.

Futbollisti i Kosovës shënoi gol të bukur në minutën e 14-t të ndeshjes. Për paraqitjen e sotme, Rashica u vlerësua nga “WhoScored” me notën 7.1.

Ndryshe, golat për Dortmundin i shënuan Haaland (2), Reyna dhe Hummels.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat