Vendim i KG-së për ndeshjen Vushtrria - Vëllaznimi 

Futboll

Vendim i KG-së për ndeshjen Vushtrria - Vëllaznimi 

Më: 20 prill 2021 Në ora: 18:23
Vendim i KG-së për ndeshjen Vushtrria – Vëllaznimi 

Komisioni i Garave për Superligë dhe Ligën e Parë, në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 20.04.2021, shqyrtoi ankesën e KF Vëllaznimi nga Gjakova, të parashtruar me datë 19.04.2021 dhe me rastin e regjistrimit të ndeshjeve të javës së 23-të, Grupi ”A”, për ndeshjen ndërmjet KF Vushtrria – KF Vëllaznimi, konform nenit 56, paragrafi 1 i propozicioneve të garave dhe nenit 76, paragrafi 1, pika 2 të Rregullores së Garave, mori këtë:

Vendimi: 1.Aprovohet ankesa e KF Vëllaznimi dhe ndeshja e javës së 23-të, Liga e parë, Grupi ”A”, ndërmjet KF Vushtrria dhe KF Vëllaznimi, regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF Vëllaznimi.

Arsyetimi: Komisioni i Garave me rastin e regjistrimit te ndeshjes KF Vushtrria – KF Vëllaznimi, java e 23-të, Liga e parë, Grupi ”A”, konstatoi se KF Vëllaznimi ka parashtruar ankesë në parregullsinë e paraqitjes së lojtarit të KF Vushtrria me nr.9 Drilon Fazliu, ID nr.007643M00, për arsye se lojtari është aktivizuar në lojë me katër (4) kartonë të verdhë.

Gjatë administrimit të provave KG konstatoi se ankesa është e parashtruar në afatin ligjor, e lejuar, e taksuar dhe i përmbushë të gjitha kushtet për shqyrtim dhe shtjellim nga KG.

Pas verifikimit të protokolleve zyrtare të ndeshjeve, KG ka vërtetuar se lojtari i lartcekur ishte i ndëshkuar me katër (4) kartonë të verdhë, në javën e 1, 14, 17 dhe 22-të, për çka është dashur të pushojë në javën e 23-të, andaj KG konstatoi se kemi shkelje të nenit 56, paragrafi 1 të Propozicioneve të Garave dhe neni 76, paragrafi 1, pika 2 të Rregullores së Garave, prandaj ankesa APROVOHET si e bazuar dhe ndeshja regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF Vëllaznimi", njofton Federata e Futbollit e Kosovës, Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, Kryetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat