Agnelli i urryer i madh

Futboll

Agnelli i urryer i madh

Më: 21 prill 2021 Në ora: 12:00
Agnelli i urryer i madh

Të jesh i urryer, sepse je president i Juventusit, është normale. Andrea Agnelli, megjithatë, papritmas e pa veten armiku numër një publik në të gjitha gazetat europiane. I pyetur së fundmi ndaj Reuters, nëse projekti i Superligës mund të avancojë, ai u përgjigj: “”Shumë sinqerisht, të them të drejtën, jo. Me sa duket nuk është kështu.”

Nuk është një situatë e lehtë, veçanërisht tani që nuk po arrin të gjejë mënyra për të mbrojtur projektin e Superligës së Europës pas dezertimeve të njëpasnjëshme të atyre që ishin betuar për besnikëri të përjetshme ndaj tij.

Ekziston një fakt i vërtetuar: Andrea Agnelli ka bërë shumë armiq, si të jashtëm ashtu edhe të brendshëm. Reagimet e ashpra që gjithë atyre që e panë Superligën si sulm ndaj pastërtisë së futbollit, nga krerët e shteteve, ministrat, parlamentarët dhe presidentë të të gjitha llojeve dhe gradave, te njerëzit e vërtetë futbolli, trajnerë dhe lojtarë, e kanë vënë më shpatulla pas muri.

Kësaj situatë i duhet shtuar situata dramatike ekonomike e klubit dhe marrëdhëniet sigurisht jo idilike me kushëririn e tij, John Elkann, të cilat për disa kohë kanë çuar në idenë e një ndryshimi të kursit në Juves. Flitet për një ndryshim të mundshëm në udhëheqjen e “Zonjës së Vjetër”, me vendin e Agnellit që do ta marrë kushëriri tjetër e tij, Alessandro Nasi, një menaxher shumë i vlerësuar dhe i nivelit të lartë.

Në këtë rast, përveç frymës së re që duhet injektuar në menaxhimin e shoqërisë, kërkohet edhe një revolucion teknik, me Pirlon, një bast i Andreas, i destinuar të braktisë pankinën e Juventusit pas një viti për t’u harruar. Sot është përvjetori i kampionatit të fundit të fituar nga Allegri. Kanë kaluar vetëm dy vjet, por ndihet si një shekull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat