Arsenal është në bisedime...

Futboll

Arsenal është në bisedime...

Më: 21 prill 2021 Në ora: 12:03
Arsenal është në bisedime...

Arsenal është në bisedime të avancuara me Brighton për portierin Mat Ryan.

Australiani iu bashkua “Topçinjve” gjatë janarit huazim deri në fund të sezonit dhe ka impresionuar trajnerin Mikel Arteta, që ka vendosur ta mbajë 29-vjeçarin në skuadër.

Sipas Football Insider, bisedimet mes dy klubeve janë duke shkuar mirë dhe janë afër të arrijnë marrëveshje për çmimin, që thuhet se do jetë me i ulët se 10 milionë euro.

Portieri Robert Sanchez është bërë portieri numër një te Brighton dhe trajneri Potter është i hapur ta lejojë Ryan të largohet në verë.

Ryan për Brighton ka bërë më shumë se 120 paraqitje duke mbajtur portën e paprekur 27 herë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat