Milani mposhtet nga Sassuolo, dorëzohet për titull 

Futboll

Milani mposhtet nga Sassuolo, dorëzohet për titull 

Nga: K.G. Më: 21 prill 2021 Në ora: 20:25
Giacomo Raspadori

Milani dorëzohet për titull në Serie A. Sassuolo u tregua mace e zezë për rossonerët, duke i mundur me rezultat 2:1 në stadiumin “Giuseppe Meazza”.

Sassuolo u orvat me forcat e saja për të arritur rezultat të favorshëm dhe ia doli me sukses.

Për Milanin shënoi Hakan Calhanoglu (30') dhe për Sassuolon Giacomo Raspadori (76' e 83'). 

Giacomo Raspadori është hero i fitores, duke e përmbysur Milanin vendas, që u paraqitë pa sulmuesin suedez Zlatan Ibrahimoviç. 

Milani zë vendin e dytë me 66 pikë, ndërsa Interi kryeson me 75 dhe Sassolo renditet i 8-ti me 49 sosh.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat