Statistikë interesante, Messi ka më shumë gola sesa skuadra e Getafes

Futboll

Statistikë interesante, Messi ka më shumë gola sesa skuadra e Getafes

Më: 22 prill 2021 Në ora: 09:38
Lionel Messi

Barcelona do të luajë sonte ndaj Getafes me fillim nga ora 22:00.

Lionel Messi është golashënuesi më i mirë në La Liga këtë sezon me 23 gola dhe kësisoj ka një gol më shumë sesa gjithë skuadra e Getafes (22).

Getafe barazoi në ndeshjen e fundit ndaj Real Madrid dhe sonte do të kërkojë që të marrë pikë edhe ndaj Barcelonës.

Madje, ndeshja e fundit e zhvilluar mes këtyre dy skuadrave ka përfunduar në të mirë të ekipit nga Madridi, 1-0 më 17 tetor të viti 2020.

Në anën tjetër, Barcelona kërkon të arkëtojë pikët e plota në mënyrë që të qëndrojë në garë për titull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat