​Roma-Atalanta, formacionet zyrtare

Futboll

​Roma-Atalanta, formacionet zyrtare

Më: 22 prill 2021 Në ora: 18:26
​Roma-Atalanta

Xhiro e 32 në Serie A do të vazhdojë sot me një derbi tejet interesant, ku Roma pret në shtëpi, në stadiumin “Olimpico” skuadrën në formë Atalantan.

Një fitore tejet e rëndësishme xhiron e kaluar kundër Juventusit, e sheh Atalantan në garë për tu ngjitur në vendin e dytë, nëse arrin sot që të arkëtoj tre pikët e plota.

Në anën tjetër, gjasat për Top 4 për skuadrën e Romës kanë marrë fund, ku javën e kaluar pësoi humbje kundër Torinos me rezultat 3:1, dhe gjenden 10 pikë larg vendit të katërt, kundërshtarit të sotëm Atalantas, përcjell KosovaPress.

Atalanta nuk do të ketë probleme me mungesa të lojtarëve, ku vetëm Hateboer nuk do të paraqitet, kurse tek Roma lista e mungesave është e gjatë, ku në këtë ndeshje do të mungojnë Diawara, El Shaarawy, Kumbulla, Pedro, Smalling, Spinazzola dhe Zaniolo.

Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

AS Roma (3-4-2-1): Lopez; Mancini, Cristante, Ibanez; Karsdorp, Villar, Veretout, Calafiori; Pellegrini, Mkhitaryan; Dzeko

Atalanta (4-2-3-1): Gollini; Maehle, Palomino, Romero, Djimsiti; Freuler, De Roon; Malinovsky, Ilicic, Gosens; Zapata

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat