“Zonja e Vjetër” është në telashe financiare

Futboll

“Zonja e Vjetër” është në telashe financiare

Më: 23 prill 2021 Në ora: 12:39
“Zonja e Vjetër” është në telashe financiare

“La Gazzetta dello Sport” raporton se Kristiano Ronaldo është i gatshëm të shkurtojë pagën e tij për të luajtur përsëri me “Djajtë e Kuq”.

Kontrata e yllit portugez skadon në qershor 2022, por gazeta raporton se Ronaldo po konsideron largimin nga Juventusi, pasi sezoni nuk ka shkuar siç ishte planifikuar.

“Zonja e Vjetër” është gjithashtu në telashe financiare, e cila është arsyeja kryesore që ata vendosën të fillonin një Superligë  së bashku me disa nga klubet më të famshëm në Evropë, por projekti zgjati vetëm 48 orë.

“La Gazzetta dello Sport” tregon se trajneri i Man. Junajted, Ole Gunar Solskjaer, kohët e fundit ka pranuar se ai do të dëshironte ta shihte Ronaldon të kthehej në skuadër, ndërsa presidenti i Real Madridit, Florentino Perez hodhi poshtë zërat për një kthim të mundshëm në Madrid.

Ronaldo nuk do të pranonte në asnjë lloj forme pagë më të ulët se sa 20 milionë euro në vit, ndërsa aktualisht për momentin ka paga prej 31 milionë euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat