Mavraj, Kaçe, Xhaka e Grezda! Të lodhur nga përdhosja dhe shembull i keq, dalin kundër Edi Ramës

Futboll

Mavraj, Kaçe, Xhaka e Grezda! Të lodhur nga përdhosja dhe shembull i keq, dalin kundër Edi Ramës

Më: 23 prill 2021 Në ora: 17:16
Mavraj, Kaçe, Xhaka e Grezda! Të lodhur nga përdhosja dhe shembull i keq, dalin kundër Edi Ramës

“Mos u bëni si Kombëtarja jonë që e mban mirë pjesën e parë, e zotëron kundërshtarin, diçka më keq në pjesën e dytë, por e pëson gjithmonë në minutën e fundit”.

Sa herë që Edi Rama tentonte t’i tregonte njerëzeve sesi nuk duhej bërë në mënyrë që situata të mos lëshohej në fund, Kombëtarja e Shqipërisë vinte si shembull ndihmese.

E në kohën e COVID-19 ky krahasim është përmendur pafundësisht.

Nga heronjtë dhe ambasadorët më të mirë të Shqipërisë ku gjithëkush nxitonte t’i priste i pari në aeroport, tek shembulli sesi nuk duhet të bëhemi. E heqja e pasaportës diplomatike ishte goditja e fundit për futbollistët kuqezi që duket se kanë ndryshuar mbështetje.

Përpara zgjedhjeve vendore, Lulzim Basha ka shpërndarë thirrjen e shumë futbollistëve si Mavraj, Kace, Xhaka e Grezda që kërkojnë ndryshimin duke votuar PD.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat