Ibrahimovic: Pioli ka mentalitetin e duhur për ta drejtuar Milanin

Futboll

Ibrahimovic: Pioli ka mentalitetin e duhur për ta drejtuar Milanin

Më: 23 prill 2021 Në ora: 21:36
Zlatan Ibrahimovic

Sulmuesi i AC Milan, Zlatan Ibrahimovic, ka thënë se trajneri, Stefano Pioli ka mentalitetin e duhur për ta drejtuar skaudrën e Milanit.

Ibrahimovic ka deklaruar se Stefano Pioli ka mentalitetin e duhur për të qenë trajner i Milanit dhe ai e sfidon atë çdo ditë.

Ibr ka rinovuar me “Rossonerët” edhe për një vit dhe do të vazhdojë të stërvitet në Milanello edhe në sezonin 2021-22.

Suedezi tha se ai ka krijuar një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Piolin dhe pranoi se ishte “e lehtë” të merrej vesh me të që nga dita e parë.

“Ajo që kemi përjetuar vitin e kaluar nuk ishte e lehtë. Ai më motivonte çdo ndeshje, ndërsa unë po përjetoja formë të dobët”, tha ai.

“Në fillim, ju nuk i njihni njerëzit, por që nga dita e parë ishte shumë e lehtë komunikimi me të. Pioli ka mentalitetin e duhur, çdo ditë ka këtë energji që na transmeton të gjithëve, dëshiron nxjerrë më të mirën nga skuadra”, shtoi ai.

“Ai më telefonon në mëngjes dhe më pyet: “Ku je, unë tashmë jam duke punuar”,  ai më sfidon në këtë mënyrë”, tha Ibrahimovic.

“Kur ndiheni mirë dhe jeni mirë, dëshironi të luani sa më shumë që të jetë e mundur, por Pioli dëshiron të më mbrojë dhe të më ruajë për ndeshjet tjera”, tha suedezi.

“Nuk e di nëse është problemi im, por mentaliteti im është të jem i koncentruar deri në fund, të jap maksimumin tim. Sepse nëse jap më të mirën time, e di që kolegët e mi do të bëjnë të njëjtën gjë”, përfundoi Zlatan Ibrahimovic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat