Garë e ashpër e skuadrave të mëdha për të nënshkruar me Kamaran

Futboll

Garë e ashpër e skuadrave të mëdha për të nënshkruar me Kamaran

Më: 24 prill 2021 Në ora: 10:56
Boubacar Kamara

Boubacar Kamara është njëri nga mbrojtësit më të vlerësuar në Ligue 1.

Qendërmbrojtësi i Olympique Marseille ka shkëlqyer me gjigantin francez në tri vitet e fundit dhe ka zgjuar interesmin e shumë skuadrave të mëdha evropiane.

21-vjeçari ka kontratë me Marseillen deri në vitin 2022 dhe ende nuk ka pranuar rinovimin me klubin amë.

Gjithsesi largimi i tij nga ky klub duket mëse i sigurt në verë, pasi Marseille nuk do të rrezikojë t’i largohet si i lirë mbrojtësi.

Juventus, AC Milan, Bayern Munich, Manchester City dhe Arsenal janë skuadrat që po konkurojnë mes vete për të nënshkruar me Kamaran.

Reprezentuesi francez përveç që luan si mbrojtës qendror, është aktivizuar mjaft shpesh edhe si mesfushor defensivë dhe për klubet e interesuara kjo është një plus që futbollisti t’i luaj për mrekulli dy pozita.

Marseille është gati t’i dëgjojë ofertat gjatë verës për yllin e tyre dhe shpreson se do ta largojë atë për një shumë prej 30 milionë eurove.

Kamara është produkt i akademisë së Marseilles dhe debutimin në ekipin e parë e kishte bërë më shtator të vitit 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat