Arbërisë i duhet fitorja me çdo kusht

Futboll

Arbërisë i duhet fitorja me çdo kusht

Më: 24 prill 2021 Në ora: 11:28
Arbërisë i duhet fitorja me çdo kusht

Superliga e futbollit të Kosovës sot (e shtunë) ka në program dy ndeshje të vlefshme për javën e 30-të.

Arbëria pret Besën, në sfidën që kërkon vetëm fitoren dhe kthimin në garën për të mbijetuar.

Në pesë ndeshjet e fundit Arbëria ka bilancin më të dobët në ligë duke i renditur katër humbje dhe një barazim.

Besa në pesë ndeshjet e fundit ka vazhduar me formën që e ka pasur krejt edicion duke i humbur katër lojë dhe e fituar vetëm një.

Në përballjet e fundit ndërmjet tyre, më mirë qëndron skuadra nga Dobraja e Lipjanit duke i fituar tri takimet.

Në renditjen tabelore skuadra e Arbërisë qëndron më mirë, duke u gjendur e nënta me 27-të pikë, derisa skuadra nga Peja automatikisht ka rënë nga liga dhe gjendet e dhjeta me vetëm 10 pikë të grumbulluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat