Bytyçi dhe Cikalleshi me Konyaspor-in ndahen baras me Hatayspor-in

Futboll

Bytyçi dhe Cikalleshi me Konyaspor-in ndahen baras me Hatayspor-in

Nga: K.G. Më: 24 prill 2021 Në ora: 14:26
Bytyçi dhe Cikalleshi me Konyaspor-in ndahen baras me Hatayspor-in

Shqiptarët Zymer Bytyçi dhe Sokol Cikalleshi, me ekipin e Konyaspor-it, nuk arrijnë më shumë se barazim në konak të tyre. 

Ata u ndanë baras me rezultat 0:0 me Hatayspor-in, në kuadër të javës së 37-të të Kampionatit turk.

Cikalleshi luajti tërë takimin dhe Bytyçi u zëvendësua në minutën e 76-të.

Hatayspor renditet në vend të gjashtë me 54 pikë dhe Konyaspor është i 11-ti me 42 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat