Burim Tara - lojtar i dëshmuar në Gjeneratën e Republikës

Futboll

Burim Tara - lojtar i dëshmuar në Gjeneratën e Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 24 prill 2021 Në ora: 15:25
Burim Tara - lojtar i dëshmuar në Gjeneratën e Republikës

Të jesh sportist në vitet e 90-ta, ka qenë sikur të jesh ushtar në vijë të frontit kundër regjimit serb.

Populli shqiptar i Kosovës përjetoi terrorin e paparë nga okupatori serb.

Sportistët shqiptarë mezi i zhvilluan aktivitetet në livadhe e fusha të improvizuara, pasi që stadiumet dhe palestrat sportive ishin uzurpuar nga pushtuesi serb. 

Burim Tara i takon Gjeneratës së Republikës dhe ka qenë prej portierëve më të dëshmuar, duke mbrojtur me sukses ngjyrat e klubit të futbollit Vëllaznimi nga Gjakova.

Tara nuk u ndal për asnjë moment duke kontribuar për futbollin dhe sportin në përgjithësi dhe së bashku me mijëra sportistë iu kundërvunë regjimit serb.

Nuk ishte lehtë në atëkohë që të jesh sportist, duke lozur në fusha të fshatrave të ndryshme të Kosovës, si në Novosellë, Zllakuçan, Raushiq, Dushanovë, Sadovinë e Jerlive, Dumnicë, Llukar, Hogosht, Varosh, Drenas, Malishevë të Gjilanit, Kçiç i Madh etj.

Tara u angazhua maksimalisht në vitet më të vështira dhe fare nuk u frikësua përkundër kërcënimeve të llojllojshme të regjimit kriminal serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat