Pochettino flet për Mbappen

Futboll

Pochettino flet për Mbappen

Më: 24 prill 2021 Në ora: 21:25
Pochettino flet për Mbappen

Kylian Mbappe ka pësuar një lëndim dhe është larguar nga fusha gjatë ndeshjes së PSG-së me Metz në kampionatin francez. 

Mbappe pësoi një lëndim në kyçin e këmbës dhe u detyra të largohet nga loja.

Lëndimi dukej serioz, ku më pas mediat nisën spekulimet se ai mund të mungojë në ndeshjen ndaj Manchester Cityt në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, Pochettino tha se nuk ishte serioz lëndimi.

“Ai mori një goditje, një shtrëngim në muskuj”, tha ai.

“Ne mendojmë që nuk është ndonjë gjë e madhe, por do të duhet të presim dhe të shohim”, tha Pochettino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat