Evra me fanellë të Juventusit: Interi e meriton titullin, Conte është trajner nga një planet tjetër

Futboll

Evra me fanellë të Juventusit: Interi e meriton titullin, Conte është trajner nga një planet tjetër

Më: 24 prill 2021 Në ora: 22:53
Patrice Evra

Patrice Evra ka folur për skuadrën e Interit dhe për trajnerin, Antonio Conte.

Ish-lojtari i Manchester Unitedit gjatë kësaj bisede pati fanellën e Juventusit veshur dhe tha se Interi e meriton titullin falë trajnerit Conte.

“Interi e meriton titullin. Ata kanë blerë lojtarë të Juventusit, prandaj. Conte sa ishte te Juventusi bëri blerje fantastike. Ai është nga një planet tjetër”, ka thënë Evra.

Interi në 32 xhiro ka grumbulluar 76 pikë dhe është shumë afër titullit të Scudetos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat