Thiago Alcantara flet pas barazimit me Newcastle

Futboll

Thiago Alcantara flet pas barazimit me Newcastle

Më: 25 prill 2021 Në ora: 10:06
Thiago Alcantara

Mesfushori i Liverpoolit, Thiago Alcantara nuk është shprehur i befasuar me barazimin ndaj Newcastle United në kuadër të xhiros së 33-të të Premierligës.

“The Reds” barazuan me rezultatin 1-1, ku në fund, Callum Wilson barazoi shifrat në min (95’).

Por, kjo nuk i bëri përshtypje Alcantaras, pasi sipas tij ata nuk merituan fitoren.

“Ne me siguri mund të kishim shënuar shumë gola në pjesën e parë, por në fund, kur ju jeni duke e dominuar ndeshjen dhe duke fituar 1-0, atëherë duhet ta mbyllni ndeshjen me 1-0. Ky është thelbi i sportit ”, tha ai.

“Qëllimi është të fitojmë dhe ne nuk e meritonim të fitonim këtë ndeshje meqenëse pranuam gol në fund”, shtoi ai.

“Kjo gjë krijon zhgënjim në skuadër, ne ishim në gjendje ta mbyllnim ndeshjen në pjesën e parë, por humbëm shanse të mira”, tha Alcantara.

“Kur nuk shënuam, më duket se skuadrës i ra pak motivi, por u munduam me mentalitet të mirë që të qëndrojmë në ndeshje. Tani duhet vetëm të pushojmë dhe të rikuperohemi, sepse tani çdo ndeshje është si finale”, përfundoi Thiago Alcantara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat