Benevento zhgënjen

Futboll

Benevento zhgënjen

Më: 25 prill 2021 Në ora: 14:57
Benevento zhgënjen

Benevento komplikon plotësisht objektivin e mbijetesës në elitën e futbollit italian, pasi u mposht në shtëpi me rezultatin 2-4 nga Udinese.

Skuadra nga Kampanja u ndëshkua që në minutën e dytë nga Molina, që shënoi pas një asisti perfekt të kapitenit De Paul.

Më pas ishte mesfushori turk Arslan, që shënoi edhe golin e dytë me një goditje të saktë nga distanca, megjithatë Benevento reagoi shpejt dhe fitoi një 11-metërsh, të cilin e shndërroi në gol Viola, duke rihapur takimin.

Në fillim të pjesës së dytë, Udinese mbylli sërish llogaritë me anë të Stryger-Larsen, ndërsa më pas shënoi edhe Braaf golin e katërt, para se Lapadula të ngushtonte diferencën pak minuta para fundit të ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat