VAR ndëshkon Juventusin, Vlahovic me parabolë fantastike

Futboll

VAR ndëshkon Juventusin, Vlahovic me parabolë fantastike

Më: 25 prill 2021 Në ora: 15:45
Pamje nga ndeshja

Fiorentina ka thyer barzapeshën në ndeshjen me Juventusin duke zhbllokuar rezultatin me penallti.

Një gafë e pafalshme e Rabiot, që në kërcim e sipër për të larguar topin me kokë, hapi duart për lart dhe preku topin.

Fillimisht arbitri nuk akordoi penallti, por i thërritur nga VAR ka vendosur të ndryshojë mendje dhe të japë 11 metërsh.

Nga pika e bardhë u prezantua Vlahovic, duke shënuar alla panenka dhe duke befasuar kështu bardhezinjtë.

Vjollcët ishin duke dominuar dhe goli dukej se do të ishte çështje minutash, aq sa shtylla shpëtoi Juventusin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat