ECA reagon për Superligën

Futboll

ECA reagon për Superligën

Më: 25 prill 2021 Në ora: 17:41
ECA reagon për Superligën

Krijimi i Superligës, Shoqata e Klubeve Europiane: Të shohim nga e ardhmja!

Menjëherë pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Shoqata e Klubeve Europiane, ECA, doli me një deklaratë ku tha se dëshiron që t’i harrojë sa më shpejt ngjarjet e javës së fundit dhe tani mendon vetëm për futbollin.

“Ne duam t’i lëmë pas ngjarjet e javës së fundit dhe inkurajojmë e frymëzojmë komunitetin global të futbollit, ndërsa këtë fundjavë rikthehen ndeshjet.

Klubet mundet vetëm që të përfitojnë si brenda edhe jashtë fushe nëse ne punojmë dorë prej dore”, thuhej në deklaratën e institucionit që përfaqëson klubet në UEFA, e cila tashmë nuk ka më president të saj numrin 1 të Juves, Andrea Anjelin, por presidentin e PSG-së, Naser Al-Khelaifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat