​Zidane tregon nëse Hazard do të luajë kundër Chelseat

Futboll

​Zidane tregon nëse Hazard do të luajë kundër Chelseat

Më: 26 prill 2021 Në ora: 12:29
​Zidane tregon nëse Hazard do të luajë kundër Chelseat

Ylli i Real Madridit Eden Hazard do të jetë i gatshëm të përballet me Chelsean në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nesër.

Hazard ka pasur shumë probleme me lëndime prej se u transferua në “Santiago Bernabeu” nga Chelsea në vitin 2019 por duket se do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së martës.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri i “Los Blancos” Zinedine Zidane.

“Ai luajti 15-20 minuta dhe ishte mjaft i mirë. Gjëja më e rëndësishme është se ai nuk ndjeu asgjë për problemin që kishte. Ai është i lumtur sepse do të kontribuojë shumë në ekip.", deklaroi tekniku francez.

Ndërsa shoku i tij i skuadrës Raphael Varane shtoi:

“Unë kam biseduar me të, ai është mjaft i motivuar për të luajtur në një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Motivon çdo futbollist dhe nëse luani kundër një ish-klubi, besoj se është një motiv shtesë.”

"Ne e dimë cilësinë që ai ka dhe ai dëshiron ta provojë atë në fushë dhe të ndihmojë ekipin.", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat