Pulisic: Ka disa javë që mezi pres të ndeshem me Real Madridin

Futboll

Pulisic: Ka disa javë që mezi pres të ndeshem me Real Madridin

Më: 26 prill 2021 Në ora: 15:15
Christian Pulisic

Futbollisti i Chelseat, Christian Pulisic, ka folur para ndeshjes me Real Madridin.

Chelsea do të udhëtojë në Spanjë për tu përballur me Real Madridin në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Pulisic ka vlerësuar lartë ndeshjen ku ka thënë se ai mezi pret të takohet e të luajë kundër një skuadre si Real Madridi.

“Çelësi është që të shijojmë momentin, gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve nuk vijnë çdo ditë, kështu që jemi të lumtur, personalisht ka disa javë që mezi pres këtë ndeshje”, tha ai.

“Normale është të ketë paksa nervozizëm, por jemi përgatitur dhe duhet ta shijojmë”, shtoi ai.

“Udhëtimi me Kombëtare më ndihmoi paksa me formën, por tani dua ta mbaj formën dhe ta ndihmoj skuadrën të fitojë betejat e mëdha”, shtoi ai.

“Ata kanë shumë eskperiencë, por neve na duhet të kemi vetbesim dhe ne kemi bërë rrugë të madhe deri këtu, ne duhet të besojmë në aftësitë e skuadrës dhe të marrim rezultat pozitiv”, tha Pulisic.

“Unë nuk do të doja të luaja kundër Chelseat, dhe ky është statusi që duam të kemi, por ne do të bëjmë gjithçka për të fituar këtë ndeshje”, përfundoi Christian Pulisic.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat