​Në Serie-A po zhvillohet një “mini-ligë” për Ligën e Kampionëve, rrezikojnë të mbeten jashtë Milani e Juventusi

Futboll

​Në Serie-A po zhvillohet një “mini-ligë” për Ligën e Kampionëve, rrezikojnë të mbeten jashtë Milani e Juventusi

Më: 27 prill 2021 Në ora: 10:43
​Në Serie-A po zhvillohet një “mini-ligë” për Ligën e Kampionëve, rrezikojnë të mbeten jashtë Milani e Juventusi

Gara për një vend në Ligën e Kampionëve në Serie-A është e hapur plotësisht derisa janë pesë skuadra që po luftojnë për tre vende dhe ndeshjet kokë më kokë mund të jenë vendimtare për përcaktimin e skuadrave që do të kualifikohen në këtë garë.

Me rezultateve të xhiros së 33-të , Atalanta ka zënë vendin e dytë me 68 pikë, aq sa kanë edhe Napoli, Milani dhe Juventusi në pozitat tre, katër dhe pesë.

Lazio mundi “Rossonerët” me rezultat 3-0 për t'u rikthyer në garë për katër vendet e para me 61 pikë, me një lojë më pak të zhvilluar që do të luhet kundër Torinos më 18 maj.

Nëse dy skuadrat përfundojnë të barabarta me pikë, atëherë ndeshjet direkte do ta vendosnin se kush luan në Ligën e Kampionëve në edicionin 2021/22

Juventusi dhe Napoli janë ta barabartë në gjithçka, nga një fitore secili, dy gola të shënuar dhe dy të pësuar, kështu që faktori tjetër është diferenca e përgjithshme e golave.

Napoli ka epërsinë këtu, por vetëm me një gol, së paku deri më tani. Nëse edhe dallimi i golave është i njëjtë, atëherë rol vendimtar luajnë golat e shënuar.

Kjo situatë në thelb krijon një mini-ligë të rezultateve midis këtyre tre skuadrave.

Problemi është se tani nuk mund ta llogarisim plotësisht, sepse Milani ende ka nevojë të luajë me Juventusin dhe Atalantën.

Pra, deri në fund të kampionatit, kur kanë mbetur edhe katër ndeshje për t’u zhvilluar, këta janë rivalët e këtyre skuadrave që po luftojnë për në Ligën e Kampionëve.

Atalanta që momentalisht ka 68 pikë ballafaqohet me: Sassuolon, Parman, Beneventon, Genoan dhe Milanin.

Milani me 66 pikë ballafaqohet me Beneventon, Juventusin, Torinon, Cagliarin, Atalantan

Juventusit me 66 pikë sfidohet nga Udinese, Milani, Sassuoloi, Interi, dhe Bolonja

Napoli me 66 pikë do të rivalizohet nga Cagliari, Spezia, Udinese, Fiorentina dhe Verona

Lazio me 61 pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar ballafaqohet me Genoan , Fiorentinën, Parman, Romën, Torinon dhe Sassuolon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat