​Lëvizë Juventusi, Pirlo mund të shkarkohet në fundjavë

Futboll

​Lëvizë Juventusi, Pirlo mund të shkarkohet në fundjavë

Më: 27 prill 2021 Në ora: 11:58
Andrea Pirlo

Andrea Pirlo duket se po i numëron ditët e fundit të tij si trajner i Juventusit pas rezultateve jo të mira, sidomos në javët e fundit kur është vënë në dyshim edhe kualifikimi i “Zonjë së Vjetër” për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Gazeta italiane “La Stampa” raporton se nëse “Zonja e Vjetër” nuk fiton në fundjavë kundër Udinezes, Pirlo do të shkarkohet.

Me barazimin 1-1 ndaj Fiorentinës në xhiron e kaluar, Juventusi ka arkëtuar vetëm katër pikë në tri ndeshjet e fundit dhe kanë zbritur në vendin e katërt në renditjen tabelare.

Drejtuesit e klubit bardhezi janë bërë gati që pas shkarkimit të Pirlos, skuadrën ta drejtojë asistenti Igord Tudor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat