Stadiumi shqiptar nis të marrë formë

Futboll

Stadiumi shqiptar nis të marrë formë

Më: 27 prill 2021 Në ora: 15:06
Stadiumi shqiptar nis të marrë formë

Vazhdojnë punimet në stadiumin e Egnatias, i cili prej pak kohësh i është nënshtruar një rikonstruksioni total.

Ka qenë vetë klubi rrogozhinas, që nëpërmjet faqes në “Facebook”, ka publikuar pamjet nga punimet në stadium.

Sipas Egnatias, punimet po ecin me ritme të shpejta dhe stadiumi ka nisur të marrë formë.

Në fotot e publikuara, shihet se janë ngritur tribunat, ku do të qëndrojnë tifozët dhe jo vetëm, shkruan panoramasport.

“Vazhdojnë punimet ne Stadium ! Sa bukur të shohësh fushën dhe Stadiumin të marri formë dita ditës”, shkruhet ne postimin e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat