Neville: Manchester City ka trajnerin më të madh

Futboll

Neville: Manchester City ka trajnerin më të madh

Më: 27 prill 2021 Në ora: 16:42
Neville: Manchester City ka trajnerin më të madh

Gary Neville, ish-yll i Manchester United, i ka thurur elozhe trajnerit të rivalëve të Manchester City-t, Pep Guardiola.

“Mendoj se Manchester City ka trajnerin më të madh të të gjitha kohërave dhe kur do të shohim mbrapa pas 10, 15, 20 vitesh… do të kuptojmë si ka dominuar me futbollin e tij dhe si ka ndikuar të tjerët. Besoj se është diçka që nuk e kam parë kurrë më parë”, ka thënë Neville për Sky Sports.

“14 fitore dhe një humbje në 15 finale kupe është diçka e paimagjinueshme.

Futbolli që luajnë skuadrat e tij është i mrekullueshëm”, ka shtuar ish-mbrojtësi.

Në lidhje me Champions League, një trofe që trajneri spanjoll nuk e fiton që nga koha që drejtonte Barcelona-n:

“Do të ishte qershia mbi tortë i mbretërimit të Guardiola-s, sepse nuk besoj se mund të largohet pa e fituar. Do të ishte i paplotë nëse do të largohej nga ky vend pa fituar Champions League”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat