Arbëria shokon Feronikelin në Drenas

Futboll

Arbëria shokon Feronikelin në Drenas

Nga: K.Goca Më: 27 prill 2021 Në ora: 16:57
Arbëria shokon Feronikelin në Drenas

Arbëria nga Dobraja e Madhe ka shënuar fitore të madhe në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, duke importuar tre pikë në luftë për të siguruar ekzistencën në elitën e futbollit të Kosovës. 

Gjithçka u vendos në minutën e parafundit, Arbëria triumfon me rezultat 1:0 ndaj Feronikelit. Autor i golit është Kreshnik Bahtiri në minutën e 89-të.

Kryetrajneri Arbnor Morina gjithsesi se kjo fitore e gëzon shumë, për faktin se ia shton dukshëm shpresat për mbetjen në elitë dhe ‘Nikli’ janë të shokuar, duke rrezikuar edhe më shumë tani, që të bien në zonën e kuqe.

Pas javës së 31-të, Feronikeli renditet në vend të gjashtë me 35 pikë dhe Arbëria është e nënta me 33 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat